Tensionet e tregtisë do të ngadalësojnë ekonominë botërore - Bota Sot
Tensionet e tregtisë do të ngadalësojnë ekonominë botërore

Ekonomi

E martë, 16 tetor 2018

Tensionet e tregtisë do të ngadalësojnë ekonominë botërore

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:19
Tensionet e tregtisë do të ngadalësojnë ekonominë botërore

Zgjerimi i ekonomisë globale duket se ka arritur kulmin, me perspektivën globale të rritjes, gjithnjë e më të pabarabartë për shkak të intensifikimit të rrezikut, vlerëson OECD në një raport të ri gjashtëmujor të "Raportit mbi pikëpamjet ekonomike ".

Sipas OECD, perspektivat e rritjes ekonomike tani janë pak më të dobëta se parashikimet në maj.

Në një raport të botuar sot, OECD thotë se përshkallëzimi i tensioneve tregtare, shtrëngimi i kushteve financiare në tregjet në zhvillim dhe rreziqet politike mund të rrezikojnë rritjen e madhe dhe të qëndrueshme afatmesme në të gjithë botën.

"Në gjysmën e parë të vitit 2018, GDP globale u rrit përsëri me një ritëm të qëndrueshëm prej rreth 3.75 për qind, por shenjat treguan se rritja mund të ketë arritur kulmin", thuhet në dokument, transmeton “The Irish Times”.

Kjo organizatë, me seli në Paris, vlerëson se ritmi i rritjes së aktivitetit këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të stabilizohet në 3.7 për qind, që është 0.1 për qind, ose 0.2 pikë përqindje më pak se parashikimi i majit.

Duke vënë në dukje se rritja e tregtisë ka qenë nxitës i zgjerimit ekonomik global gjatë viteve të fundit, OECD parashikon që rritja e tregtisë ngadalësohet nga 5 për qind vitin e kaluar në rreth tre për qind në vitin 2018, meqë tensionet midis SHBA dhe partnerëve të saj kryesorë tregtarë reflektohen në besimin dhe investimet.

Megjithëse SHBA është burimi i këtyre tensioneve tregtare, perspektiva ekonomike për Shtetet e Bashkuara është ende më e ndritshme midis ekonomive më të mëdha të zhvilluara të OECD-së, falë shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve qeveritare.

Për këtë vit, OECD mbajti parashikimin e rritjes së SHBA në 2.9 për qind, por uli parashikimin për vitin e ardhshëm në 2.7 për qind nga 2.8 për qind sa ishte më herët, transmeton KosovaPress.

OECD gjithashtu thekson se tarifat e importit të SHBA kanë filluar të ndikojnë ekonominë më të madhe në botë dhe vlerëson se ato do të rrisin çmimet në SHBA për 0.3 deri 0.4 për qind.

Në të njëjtën kohë, vlerësohet se juani më i dobët ka ndihmuar deri tani Kinën - e cila nuk është anëtare e OECD - për të absorbuar ndikimin e tarifave më të larta amerikane. OECD ka mbajtur parashikimin e saj të rritjes për Kinën në 6.7 për qind për këtë vit dhe 6.4 për qind për të ardhmen.

"Intensifikimi i mëtejshëm i tensioneve tregtare do të ketë një ndikim të madh negativ në investimet, vendet e punës dhe standardet e jetesës globale", thuhet në dokumentin e OECD-së.

Gjithashtu është vërejtur se shumë vende të reja të punës janë hapur në ekonomitë e zhvilluara, por se "rritja e pagave mbetet e moderuar", e cila në veçanti i bën më të ndjeshme familjet e varfra që kanë të ardhura të ulëta.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është pasardhëse e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik Evropian (OECC) e cila ishte themeluar në vitin 1948 me seli në Paris, ku 18 vende evropiane ishin anëtarë të kësaj organizate. Roli kryesor i OECD-së është zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test