Ndikimi i arsimit në ekonominë e vendit tonë

Ekonomi

Ndikimi i arsimit në ekonominë e vendit tonë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:17
Dr. Artan Haziri

Arsimi ose shkollimi është me shumë se një diplomë  ose qertifikatë.

 Arsimi nënkupton ngritjen e vetëdijes të nxënësit dhe studentet , që ata përveq diplomave ose qertifikatave, duhet të dallojnë të miren nga e keqja, të pasurojn anën shpirtërore dhe të  largohen nga shprehit ose shprehjet e ndyta dhe të punojnë për të miren e vendit.

Kjo i jep kuptim  të plotë arsimit ose shkollimit.

Sa më e lartë shkalla e arsimit, rritet baza për zhvillimin ekonomik.

Rritja e nivelit të  arsimit të një populli, nënkupton paga më të larta , produktivitet më të madhe të të pynësuarve me arsim të lartë, adaptim më të lehtë  në qdo llojë pune. 

Kjo në menyrë  direkte ndikon në rritjen ekonomike. Gjithashtu arsimimi i lartë, i rritë gjasat që edhe kushtet e punës të jenë dukshëm më të mira.

Në një studim në  Kosovë , del se të diplomuarit shumë here më leht e përdorin teknologjin dhe gjejn punë me paga me të larta .

Studime të ngjajshme janë bërë edhe në vende te ndryshme dhe perfundimet janë gati të njejta.

Arsimimi  i femrave ndikon  më shumë në edukimin e fëmiijëve dhe kështu edhe në ekonomin e vendit në të ardhmen. Zhvillimi afatgjat i  vendit varet nga edukimi dhe arsimimi i të  rinjëve.

 Në Kosovë  duhet kushtuar kujdes më shumë anës  edukative të arsimit . Kjo i jep shpirtë diplomes dhe pastaje arrihet ajo për qka bëhen investimet fillestare.
Në këtë kohë  pritet që arsimi mi furnizu bizneset me punëtore të kualifikuar dhe me nxitje për rritje të pagave.

Në bazë të një  hulumtimi të bërë me 2015,  doli se sa më i  larte niveli i shkollimit, aq më të larta janë të ardhurat . 

Nga ky hulumtim del se ata që  investojn në arsim, kthimin e investimeve e kanë më  të sigurtë dhe mosha nuk ndikon në uljen e të ardhurave por të kunderten. Sa më shumë ecen koha, atyre që kane investu në arsimim, ju rritet vlera dhe pagesa.

Pra, arsimi ndikon në rritjen ekonomike në mënyre direkte dhe indirekte.

Sa më shumë investime në arsimim, ne bëhemi edhe të krahasueshëm me të tjerët dhe   pastaj  jemi kandidat të punojm  edhe në vendet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat