Pasojat e papunësisë

Ekonomi

Pasojat e papunësisë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:18
Dr. Artan Haziri

Papunësia është problemi kryesor makroekonomik, i cili sjellë edhe pasoja në ekonomi.

Pasojat, me të cilat pëcjellet kjo sëmundje, janë :

Rënia e GDO-se, rënia e të ardhurave familjare, shtimi i varfërisë etj.

Mirëpo, qmimi tjetër ose pasoja tjetër e kësaj sëmundje janë edhe dëmet që i shkaktohen atyre që janë të punësuar.

Pra, papunëia sjellë probleme për të papunët, por edhe për të punësuarit.

Pasojat e papunësis për ata që punojnë:

Sa më e   lartë norma e papunësis, aq më i madh rreziku ( presioni ) për ata që punojnë.

Fillimisht presioni për uljen e pagave.

Me rritjen e normes së  të papunëve të kualifikuar, shtohet presioni tek punëtorët që kanë të njejtin drejtim brenda biznesit.

Atyre që punojnë , papunësia ju sjellë pasiguri në kohëzgjatjen e kontrates.

Kërcënohen se ka mjaft të papunë që presin pêr punë. Në qdo moment, kërcënohen se ka të papunë si juve mjaft, ose punoni ose ju ndërrojme.

Shtohet pasiguria dhe rriten mundësit për migrim, nga ata që punojnë dhe ata që nuk janë në mardhënje pune.

Pasojat për të papunët:

Ata që nuk kanë mundësi për një vend pune, e janë me arsimim të lartë, ata fillojne të humbasin vleren qdo ditë e më shumë.

Bëhen merak se nuk do të munden, ti kthejnë investimet e kryera në arsimimin e tyre.

Fillojnë të sillen ndryshe në  shoqëri (më të ashpër me sjelljet e tyre ) dhe janë më të gatshëm për orgainizimin e ndonjë rasti , që cënon stabilitetin e shtetit. Mendojnë se vetëm migrimi i shpëton dhe se nuk jetohet më në shtetin tonë. 

Vuajnë nga stresi dhe frika se do mbesin të papunë tërë jeten. Kjo pastaj sjellë edhe sëmundje të ndryshme.

Mbi të gjitha siq e ceka më lartë, të papunët, direkt i dëmtojnë ata që punojnë e që realisht jetojnë në menyrë direkte ose indirekte nga djersa e tyre. Rritja e normes së papunësis, i rritë gjasat se pas një kohe ata  të kalojnë në varfëri. Kjo, pastaj e bënë gjendjen edhe më të dhimshme dhe me një qmim tjeter. Shteti pastaj kur kalojnë në varfëri, duhet ti mbështes me paketa sociale e kështu direktë e dëmtojn edhe  buxhetin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat