Politikat e punësimit në Kroaci dhe Kosovë

Ekonomi

Politikat e punësimit në Kroaci dhe Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:31
Dr. Artan Haziri

Kosova është dashur të mësoje nga përvojat e shteteve tjera, sidomos asaj kroate, në të gjitha sferat e jetes.

Pas lufte,  është dashur të veprojm njejtë , si shteti kroat gjatë viteve 2002 deri 2005.

Kroacia përdori politika, të cilat dhanë rezultate të dëshiruara. Edhe Kosova ,  pothuajse kishte një gjendje të njejtë të normave të  papunësis.

E bënë një ndërlidhje të punësimit me Kolegje, shkolla profesionale, entin e punësimit, veteranët dhe familjarët e  tyre. 

E gjithe kjo u bë që të kishte sa më shumë të punësuar dhe të gjitha kategorit e cekura më lartë, të shohin përkrahjen e shtetit.

Kosova , nuk bëri diqka të ngjajshme, mirëpo vetëm krijoi politika ditore dhe asgjë më tepër.

Skemën që e përdoren shteti kroat, është dashur ta përshtatim sipas nevojave dhe problemeve tona.

Politikat, të cilat tregojn sukses duhet të adaptohen e jo të humbim kohë dhe të harxhojmë buxhetin pa nevojë.

Shteti  kroat përdori këto programe , për uljen e papunësise:

Programi A "  Nga Kolegji në punë"  

E finanancuan vitin e tret të studimeve dhe ata që ishin shembullorë , e kishin mundësin e punësimit në institucione të ndryshme.

Programi B " Nga klasa në punishte"

Ështe projektuar si mbështetje për ata që kanë kryer arsimim profesional ose trajnim, por nuk kanë përvojë paraprake.

Programi C  " Duke mësuar  drejt vendeve të punës për të gjithë "

Subvencioni për  përsonat nën 30 vjeq që kanë një përvoje minimale.

Programi D " Në trajnim për punë ", 

Përkrahjen e atyre që janë të papunë më gjatë,  me 18 muaj përkrahje.

Programi E  " Përkrahjen në punësim të përsonave me aftësi të kufizuara , deri 24 muaj përkrahje nga shteti.

Programi  F " Me përvojë  drejt fitimit " Subvencionin e punëtoreve të vjetër e të papunë.

 Programi G " Punë për veteranët "

 Përkrahjen e veteranëve ose familjarëve të tyre me subvencione ( përkrahje në punësim ) deri në 36 muaj. 

Shpenzimet në vitin e parë ishin 0.0006 % të GDP-së.

Ndërsa për gjithë periudhen ( 2002 deri 2005 ) u shpenzuan 0.49 % e GDP-së.

Kosova nuk përdori masa të duhura për uljen e papunësis.

Të  gjitha politikat ishin afatshkurta dhe pa pretendime për rezultate pozitive.

 Shpenzimet e mëdha po drejtohen në paga ,mëditje  dhe infrasrukturë.

Kemi shpenzime në këto kategori, më shumë se qdo shtetë tjetër në ballkan e më gjërë.

Duhet të kemi politika afatgjata dhe të mbeshtetën të rinjët në punësim dhe trajnim profesional.

Duhet që të përkrahen të rinjët në  formimin e tyre profesional, që të kenë siguri në të ardhmen në tregun e punës. Të jenë të pavarur në marrjen e iniciativave biznesore ose akademike.

 Pra,  Kosova duhet të ndryshoje politikat fiskale dhe të përkrahë punësimin për të gjitha kategorit. 

Të rritet besimi në institucionet e vendit dhe të bëhen punësime me meritokraci , e jo vetëm me nepotizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat