Dogana për nëntë muaj mblodhi 837 milionë euro

Ekonomi

Dogana për nëntë muaj mblodhi 837 milionë euro

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se gjatë nëntë muajve të këtij viti ka mbledhur 837 milionë euro.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqitet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 milionë euro më shumë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Ndikim në të hyrat e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet  lirimet nga taksat në import për prodhuesit si dhe importi i veturave të përdoruara”.

“Sa i përket lirimeve sipas MSA  duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 milionë euro, ndërsa  ndikimi në të hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 milionë euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat