Bizneset kanë presion se do mbesin pa punëtor dhe ka fillu ndryshimi i politikave të brendshme. Rreziku për punëtor, sjellë në mënyre indirekte presionin e pagave.
A do vazhdojë ky presion në cdo sektor?
Në ndërtimtari veq ka fillu ngritjave e pagave dhe problemet për gjetjen e punëtorëve.
Deri para pak muajve ky sektor kishte paga mesatare shumë të ulëta dhe punë edhe pas orarit të punës. Tani kjo po ndryshon cdo dite e më shumë.
Pozita e punës në financa ose kontabilitet filloi të kete më shumë rëndësi, nga presioni për mbetje pa punëtore.
Në sektorin e ndërtimtaris, ka fillu më heret rritja e pagave për punëtorët.
Tani e kanë radhen edhe inxhinieret e ndërtimtaris, të bëjnë presion për rritje të pagave.
Si pasojë e kësaj ky sektor filloi me ngritjen e pagave , që punëtoret ti ruajn e të mos ka probleme.
Ky presion do vazhdojë edhe në sektorët tjerë, shumë shpejte.
Sektorët që do të preken shumë shpejte, besoj se do jenë sektori i marketeve, kompanite e sigurimeve etj.
Shumë sektor paguajne pak dhe marrin pak kontribut nga punëtoret. E kam fjalën, punëtoret pa përvoje më shumë krijojnë shpenzime se sa që kontribuojn për biznesin. E kjo tani do ndryshojë nga ana e bizneseve.
Do marrin punëtor me përvoje dhe do japin paga, dukshëm më të larta se deri tani.
Tani do rritet kërkesa (angazhimi ) nga punëtori dhe njëkohësisht edhe ngritja e pagave.
Nuk do rrezikojnë me provu punëtore, por do i paguajnë dhe do i trajtojnë më mirëpo se deri tani.
Ndërsa i rrezikuar do jet edhe tregu i banesave. Në një periudhe do bie shitja e banesave. Arsyet janë që kjo rini që po largohen nga Kosova, shpresojnë të rregullojnë statusin e tyre jasht shtetit e pastaj në një kohë të ardhme, mund të kthehen si blerës. Mirëpo, duhet të ndryshojm shumë, që të kthehet besimi te populli.
Rast për kthimin e besimit, është përgjegjësia për të gjithë. Një rast në Norvegji, polici e dënon veten, si shkak i shkeljes së ligjit.
Kur do vie kjo gjendje, që secili politikan të jep përgjegjësi për punët që i bënë.
Shpresojmë se edhe ne të shohim raste të ngjajshme...