Deputetët e pakënaqur me raportin e AVUK-ut

Ekonomi

Deputetët e pakënaqur me raportin e AVUK-ut

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:08
Komisoni për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës

Përfaqësues të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit kanë raportuar sot para Komisonit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës në lidhje me farërat dhe plehërat.

Por anëtarët e komisionit, deputetë të Kuvendit nuk janë ndarë të kënaqur me këtë raport duke e cilësuar si të mangët.

Ata kanë paralajmëruar që do ta monitorojnë vet të gjeturat në lidhje me farërat dhe plehërat.

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherir raportin e AVUK e ka quajtur të ‘lodhtë’.

Ajo ka pyetur përfaqësuesit se a i kanë të gjitha kompanitë nën kontroll që importojnë, dhe se a ka kompani që operojnë ilegalisht farëra dhe plehëra.

 Por anëtarët e komisionit, deputetë të Kuvendit nuk janë ndarë të kënaqur me këtë raport duke e cilësuar si të mangët.

Ata kanë paralajmëruar që do ta monitorojnë vet të gjeturat në lidhje me farërat dhe plehërat.

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherir raportin e AVUK e ka quajtur të ‘lodhtë’.

Ajo ka pyetur përfaqësuesit se a i kanë të gjitha kompanitë nën kontroll që importojnë, dhe se a ka kompani që operojnë ilegalisht farëra dhe plehëra.

Gaxherri:  Raporti juaj është i cekët

“Raporti natyrisht që është i cekët,për arsye se  vërtetë kjo fushë është e ndishme  ka vërejtje të mëdha nga qytetarët, e në veçanti nga bujqit. Ata çdo vit ankohen se farat e tyre nuk janë cilësore, ata çdo vit ankohen se plehërat që importohen nga ato kompani që na keni ofruar ju 11 prej tyre, e që unë kom mendu që nuk ka më shumë, e që paska edhe më shumë, nuk janë cilësore. Prandaj  ne ju kemi ftuar këtu që të raportoni se sa është gjendja nën kontroll në bazë të jush”,  tha Gaxherri.

Ismet Fejzullahu nga AVUK  tha se asnjë kontigjent nuk hyn në territorin e Kosovës, pa kontrollat e inspektorëve sanitar.

Fejzullahu: Nuk ka mundësi  të hyjë ndonjë kontigjent në kufi, pa inspektim

“Secili kontigjent  që hynë në kufi të Kosovës në mënyrë legale kontrollohet nga inspektorët sanitar të kufirit.... Patjetër që duhet të jetë i licensum nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Nuk ka mundësi me hy legalisht, nuk ka mundësi të hyj sepse duhet të ketë licenën, që është i licensuar. Çdo herë kopjen e licensës, që e ka licensuar Ministria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë duhet ta ketë kontigjenti”, ka thënë Fejzullahu.

Deputeti i PSD-së Salihu Salihu  nuk ka përjashtuar mundësinë se do të marrin edhe vet mostra, për të parë se a përputhen me ato që ofron agjencioni. Sipas tij me cilësi të dobët të farës po dëmtohet fermeri.

Salihu: Fermeri i Kosovës, është i pabarabartë me regjionin

“Ne si komision jemi të interesuar që me mbrojt fermerin e Kosovës, me fuqizu  fermerin e Kosovës, në mënyrë që me ju afru me rendiment regjionit... fermeri i Kosovës është shumë më i pabarabartë me regjionin. Duke pasur parasysh edhe CEFTA-n ai faktikisht me atë rendiment që fiton për shkak të imputeve që ka, jo cilësore, është i pa-konkurrueshëm në treg. Në fund përgjegjësia nuk po është as e juve as e jona, dhe në fund kush po pson është fermeri”, tha Salihu.

Me këto të dhëna që  përfaqësues të AVUK i kanë ofruar, kryetari i komisionit Muharrem Nitaj dyshon se ata janë duke fshehur diqka para deputetëve.

Nitaj: Ju po fshehni diçka

“Ose ju po fshehni disa të dhëna, e s’po nuk po na i tregoni, ose ne i kemi disa raporte tjera. Ne jemi deputetë dhe ju jeni përfaqësues të Agjencisë që është mekanizëm qeveritar. Është mirë që pak a shumë t’i hapim letrat dhe nuk kemi as edhe një arsye që të mbrojmë biznesmenët që e kanë shndërru importin e farave dhe plehrave në biznes”, ka thënë Nitaj.

Sqarim ka kërkuar edhe deputetja Ganimete Musliu, e cila u interesua të dijë nëse inspektimet që bëhen në kuadër të Agjencisë a mjaftojnë me ato në kufi, apo vazhdojnë edhe në dyqane.

 Ibrahim Hoxha  nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se numri i insepktorëve në kufi është i pamjaftueshëm.

Deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba ka paralajmëruar vizita nëse jo kolektive, individuale sepse  sipas tij, ajo që po thonë përfaqësuesit e AVUK  nuk po përputhet me argumentet e tyre.

Ndërkohë, procesverbali ka dështuar të miratohet, në mungesë të kourumit.

Pas përfundimit të diskutimit për raportin e AVUK deputetja Besa Gaxherri e lëshoi mbledhjen duke pamundësuar që ajo të vazhdojë më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat