Politika monetare favorizon nxitjen e kreditimit

Ekonomi

Politika monetare favorizon nxitjen e kreditimit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 23:20
Banka e Shqipërisë

Kushtet financiare për bizneset dhe familjet vijojnë të mbeten të favorshme, të karakterizuara nga norma të ulëta interesi dhe prime të reduktuara rreziku.

Banka e Shqipërisë raporton se, kostot e financimit të sektorit bankar të sektorit privat dhe të sektorit publik, janë të ulëta, në reflektim të kursit akomodues të politikës monetare.

“Normat e ulëta të interesit për kredinë në lekë kanë ndihmuar zgjerimin e portofolit të kredisë në monedhën vendase, i cili mbetet instrumenti i preferuar i financimit dhe mbështetësi kryesor i zgjerimit të kredisë për sektorin privat. Ritmi i rritjes vjetore të kredisë në lekë shënoi vlerën 6% në muajin gusht. Në fund të këtij muaji, kjo kredi përbën rreth 46.1% të kredisë totale”, citon raporti i publikuar së fundi nga BSH-ja. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat