Guvernatori takohet me drejtues të lartë të FMN-së

Ekonomi

Guvernatori takohet me drejtues të lartë të FMN-së

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:41
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar, si dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.

Në vazhdim të vizitës në Bali, delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar takim me drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë, Paul Thomsen, i cili u  informua lidhur me zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti e falënderoi për përkrahjen dhe aprovimin e kërkesës së BQK-së për Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Stability Sector Review).

Në takimin pasues me Zëvendësdrejtorin e Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit, James Morsink, Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin për aprovimin e kërkesës për Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar dhe shprehu gatishmërinë e BQK-së për bashkëpunim në ofrimin e informatave me qëllim të përfundimit të suksesshëm të këtij rishikimi dhe zbatimin e rekomandimeve që eventualisht do të dalin nga ky rishikim.

Gjatë kësaj vizite është nënshkruar edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Guvernatori Mehmeti dhe Bankës Qendrore të Turqisë, përfaqësuar nga Guvernatori Çetinkaya, që ka të bëjë me shkëmbimin e informacioneve mes dy institucioneve.

Gjithashtu, në vazhdën e këtyre takimeve, Guvernatori Mehmeti është takuar edhe me Drejtoreshën Ekzekutive në largim të Konstituencës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Michaela Erbenova, të cilën e falënderoi për përkrahjen e saj të vazhdueshme që i ka dhënë BQK-së dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe njëkohësisht i uroi fat dhe suksese në angazhimet e saj në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat