Çmimet e konsumit shënojnë ngritje të butë në shtator

Ekonomi

Çmimet e konsumit shënojnë ngritje të butë në shtator

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:09
Ilustrim

Çmimet e konsumit shënuan ngritje 0.1 për qind në muajin shtator krahasuar me muajin paraprak, për shkak të shtrenjtimit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra 1.5%, perime 2.5%, veshje 1.9%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Kjo është bërë e ditur në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin shtator të vitit 2018.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë -7.6%, shërbime për transport -5.3%, rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror, pushime të organizuara -4.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3% në IHÇK.

Ndërsa shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.4%, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.4% në shtator 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra 2.1%, mish 3.1%, qumësht, djathë dhe vezë 3.4%, perime 13%,  duhan 2.9%, përdorim të pajisjeve për transportin personal (10.6%, etj.

Ngritja ndërkaq u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë -6.7%, sheqer dhe ëmbëlsira -7.7%, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -7%, pajisje shtëpiake -3.5%, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave -3.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7 për qind në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat