Krijimi i platformës agrare ndikon në rritjen e eksportit - Bota Sot
Krijimi i platformës agrare ndikon në rritjen e eksportit

Ekonomi

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Krijimi i platformës agrare ndikon në rritjen e eksportit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:59
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se krijimi i një platforme agrare do të bëjë lidhshmërinë nga fermeri deri te prodhuesi dhe nga prodhuesit te shitësi, si dhe prodhimin e produkteve për treg ndërkombëtare në mënyrë që të zhvillohet eksporti dhe konsumi vendor.

Ai këto komente i bëri sot në hapjen e Panairit të 18-të Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve, AGROKOS,  i cili po mbahet në Prishtinë, ku po marrin pjesë prodhues vendorë dhe rajoni.

Ministri Lluka tha se pjesëmarrja e një numri të madh biznesesh në këtë panair tregon për rëndësinë që ka kjo ngjarje dhe në të njëjtën kohë dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur prodhuesit vendorë në fushëveprimtarinë e tyre duke ua lehtësuar kushtet e të bërit biznes.

“Ne kemi kaluar nëpër sfida të shumta, duke kaluar nga një sistem tërësisht i shkatërruar, mandej kemi kaluar në një fazë ku është subvencionuar prodhimtaria primare me pikat grumbulluese, ndërsa tani kemi kaluar në një fazë ku përmes donatorëve të ndryshëm po tentohet të ndihmohen përpunuesit e produkteve finale. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme nëse duam të jemi konkurrues me vendet e BE-së”, tha Lluka.

Kreu  i MZHE-së tha se është shumë e rëndësishme të investojmë në bujqësi precize, e cila nënkupton të pasurit në mënyrë automatike prodhimtarinë, të pasurit senzor në tokë për të shfrytëzuar kualitetin e tokës, e si rezultat i kësaj do të ketë ndikim edhe në rritjen e rendimentit.  

“Roli i MZHE-së është që përmes projektit që kemi tash me BB-në është që t’i ndihmojmë fermerët që të marrin shkathtësitë bazë në fushën e Teknologjisë së Informacionit gjë që do të ndihmonte edhe në implementimin e praktikave më të mira në këtë sektor”, tha ministri Lluka

Ndryshe, panairi AGROKOS është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme tregtare dhe tradicionale, i cili shërben si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test