Buxheti për vitin 2019 pritet të jetë mbi 2.3 miliardë euro

Ekonomi

Buxheti për vitin 2019 pritet të jetë mbi 2.3 miliardë euro

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:23
Qeveria e Kosovës

Ministri i Financave Bedri Hamza, duke raportuar në mbledhjen e Qeverisë për raportin nëntë mujor financiar të buxhetit 2018, ka thënë se në harmoni me FMN-në deri të premten do të hartohet projekt buxheti i vitit 2019, i cili pritet të jetë mbi 2.3 miliardë euro.

Hamza: Projektbuxheti për vitin 2019, mbi 2.3 miliardë euro

“Është i planifikuar buxheti në diskutim më Fondin Monetar Ndërkombëtar, me disa dallime që janë shumë simbolike, jo domethënëse, që buxheti i vitit 2019 të jetë në nivel duke kaluar 2.3 miliardë euro, që është një rritje jashtëzakonisht  e madhe në raport me buxhetin 2017, aty ku e kemi gjetur ne si Qeveri buxhetin e Republikës së Kosovës”, theksoi Hamza.

Mirëpo, kryeministri  Ramush Haradinaj ka pyetur ministrin e Financave Bedri Hamza për gjendjen makrofikskale  që sipas tiij, ka pasur kritika nga FMN.

Haradinaj: Kemi kritika nga FMN, sa janë të vërteta  ministër?

“Në disa raste po dëgjojmë deklarime të FMN-së se ka vend për shqetësime, ndoshta edhe për shkak të qytetarëve. Cili është vlerësimi  i juaj për zhvillimet?”, ka pyetur Haradinaj ministrin Hamza

Ministri ka Hamza ia është përgjigjur Haradinajt  duke thënë se Kosova ka pozitë të qëndrueshme fiskale.

Hamza: Kosova ka pozitë të qëndrueshme fiskale

“Fondi Monetar Ndërkombëtar qe dy javë ditë është në mision të rregullt në Kosovë, ku përveç tjerash jemi duke diskutuar edhe gjendjen e  stabilitetit makrofiskal dhe financiar. Kosova ka pozitë të qëndrueshme fiskale. Këtë vit presim që  plani i të hyrave të ketë një përmbushje të mirë, afër 100 përqind  në raport me planifikimin. Kontribuuesit më të mëdhenj në këtë drejtim janë Doganat dhe ATK. Edhe përkundër asaj që kemi bërë shumë lirime si rezultat irritjes ekonomike dhe si rezultat i performancës së mirë, ne presim që të kemi një përmbushje thuajse 100 përqind të planit buxhetor”, ka thënë ministri Hamza.  

Sipas tij, edhe të hyrat dhe burimet tjera kanë performuar mirë për vitin 2018, dhe kjo ka mundësuar Kosova si shtet të jetë në gjendje t’i kryejë të gjitha obligimet e saj ligjore sa i përket pagave, mëditjeve, transferove  sociale  duke i përshirë të gjitha kategoritë.

Ministri Hamza ka shtuar se të gjitha organizatat buxhetore, nivel qendror dhe lokal kanë mundësi t’i  ekzekutojnë dhe t’i zhvillojnë projektet e tyre të planifikuara brenda buxhetit dhe që t’i përfundojnë të gjitha pagesat, gjithmonë duke i respektuar procedurat ligjore.

Deficit buxhetor në fund të vitit, pritet sipas tij, të jetë diku 1.5- 1.6 e GDP-së dhe bilanci banker mbi 4 përqind. Aktualisht borxhi publik sipas Hamzës është rreth 16 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat