Çitaku i quan heronjë të rinjtë që krijojnë vende punë në Kosovë

Ekonomi

Çitaku i quan heronjë të rinjtë që krijojnë vende punë në Kosovë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:43
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, me ç’rast kanë biseduar për projektet e shumta dhe idetë inovative nga përfaqësuesit e biznesit kosovar.

Çitaku ka thënë se të rinjtë të cilët kanë zgjedhur të rrijnë në Kosovë, të hapin biznese dhe të krijojnë vende të reja pune janë heronjë.

“Një takim shumë i frytshëm me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës. U ndjeva jashtëzakonisht mirë kur dëgjova projektet e shumta dhe idetë inovative nga përfaqësuesit e biznesit kosovar. Këta të rinjë, që kanë zgjedhur të rrijnë në Kosovë, të hapin biznese dhe të krijojnë vende të reja pune janë heronjë. Si Ambasadë do të jemi në shërbimin e tyre duke ofruar ura bashkëpunimi me kompanitë Amerikane”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj të Facebook-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat