AKP tek sot njofton për shkarkimin e Ekrem Hajdarit

Ekonomi

AKP tek sot njofton për shkarkimin e Ekrem Hajdarit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:02
Ekrem Hajdari

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dërguar një komunikatë për media ku nëpërmes saj njofton se bordi i drejtorëve ka shkarkuar Ekrem Hajdarin nga pozita e drejtorit menaxhues.

Bordi i Drejtorëve të AKP-së, duke u bazuar në kompetencat e veta sipas nenit 15 dhe nenit 16 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me 7 vota ”për” dhe 1 votë “kundër” ka vendosur për shkarkimin e  Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në një njoftim për media për mbledhjen që është mbajtur të premten.

Sipas njoftimit të AKP-së gjatë kësaj kohe, deri në emërimin e drejtorit të ri menaxhues nga ana e Bordit, Agjencia nuk do të ketë vakum ligjor, pasi që kjo çështje është e rregulluar sipas Aktit Themelues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve në qershor 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat