Diskutojnë mundësinë e rritjes së investimeve gjermane në Kosovë

Ekonomi

Diskutojnë mundësinë e rritjes së investimeve gjermane në Kosovë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:06
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, me të cilët diskutoi lidhur me bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe rritjen e investimeve të bizneseve gjermane në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë takimit, ministri Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve gjermane për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes dhe reformat e ndërmarra për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u  diskutua edhe  për projektin e përbashkët  të  Parkut të Inovacionit në Prizren, ku Qeveria e Kosovës përmes Ministrive të linjës ka një rol aktiv drejtë funksionalizimit të tij.  

Ndërsa, përfaqësuesit e  Shoqatës së bizneseve Gjermane, shprehën interesimin e për mundësinë e investimeve në Kosovë, ku me këtë rast vlerësuan lart angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Financave për krijimin e një klime sa më të mirë të të bërit biznes, sidomos përmes reformave të politikave fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat