Berjani prezanton rekomandimet për ligjin e naftës

Ekonomi

Berjani prezanton rekomandimet për ligjin e naftës

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Fadil Berjani

Sot është mbajtur mbledhja e radhës në vazhdën e takimeve drejt përmbushjes së objektivave të shoqatës. Anëtarësia e shoqatës e prirë nga kryetari z. Fadil Berjani ka prezantuar përballë organeve politikë bërëse, konkretisht zv. ministrit Gashi, zv.ministrit Kadriu dhe zv. ministrit Jupa, barrierat me te cilat ngarkohen bizneset e kësaj industrie konkretisht mungesa e ligjit të mbështetur nga shumica e naftëtarëve, po ashtu u trajtuan temat e kyçjes në rrugë, kontrollimi cilësisë, ngarkesat për mostrim. Diskutimet e drejtpërdrejtë kanë bërë që të ndermirën vendime për të mirën e bizneseve që përfaqësohen dhe qytetarëve në përgjithësi.

Njëzëri u konfirmua puna e duhur e shoqatës në drejtim të arritjes së objektivave si për nga transparenca ashtu edhe trajtimi i temave me interes publike që prekin fushëveprimin e shoqatës.

Po ashtu janë dhënë rekomandimet për ligjin e naftës, ku ky ligj duhet të kalojë sipas kërkesës së naftarëve.

Komunikata e plotë me rekomandimet:

Gjendja dhe shqyrtimi i problematikës në Sektorin e naftës.

- Ligji duhet te kalon sa ma par i përshtatshme për te gjithë

" Ne ligj te inkorporohen"

REKOMANDIMET

- licencat te jen 5 deri ne 10 vjeqare pas kti afati te jen te përhershme.

- Kontrolli i cilsis te behet ne kufi .

  Ku karburanti del konform biznesi nuk duhet te paguan po shteti duhet ta merr per obligim .

- kontrollimi i cilsis ne brendi ne qofse del derivati konform biznesi nuk ka obligim me pagu ,por shteti duhet ta merr ket kosto.

- Trupat inspektus sherbimet qe i bejn duhet te jen barr e shtetit.

- Parametrat e derivateve cilsis duhet te ken

plus/minus tolerance  deri ne 5 %.

- Gjobat jan shumë te larta

Gjobat gjat importit ne qofse derivati o jo konform te jenë 1000€ deri ne 5000€

-Gjobat ne pika karburanti ne qofse derivati o jo konform te jenë 100 €  deri 1000 €

- Humbjet duhet te pranohen.

- Gazit duhet te hiqet akciza .

simbas ni hulumtimi  95% perdoret për amvisni vetem 5 % perdoret per automjete.

- Ndertimi i pikave te karburantit 'nuk jemi kunder'

 po duhet te ket kriter largsia mes pikave

Rrugen lokale                largsia           10km

Rrugen magjistrale     Largsia          15km

Autostrad                         Largsia           25km

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat