Prodhimet vendore dhe ndihma nga shteti

Ekonomi

Prodhimet vendore dhe ndihma nga shteti

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:14
Dr. Artan Haziri

Prodhimi në vendin tonë është në një shkallë shumë të ulët.  Kosova është orientuar më shumë në importe, e shumë pak drejt prodhimit.

Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit e deri te produktet strategjike, derisa importuesi më i madh në Kosovë mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë mesatarisht rreth 400 milionë euro në vit produkte të ndryshme që importohen nga ky shtet. 

Deri kur keshtu?

Konsumimi i prodhimeve vendore nuk është vetëm vlerë ekonomike, por edhe vlerë kombëtare dhe  qytetarët duhet t’i japin prioritet konsumimit të prodhimeve vendore, nga të cilat pos përfitimit dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, rritet edhe mirëqenia qytetare, punësimi e gjithashtu edhe  zhvillimi ekonomik i vendit.

Rol të rëndësishëm në këtë aspekt kanë:

a) Shteti ( institucionet )

b ) prodhuesi dhe

c)  qytetarët

Shteti me tarifat doganore ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnes, ka dhënë shenja se dikush mendon për të miren e prodhuesit vendore. Duhet të mbahet kjo tarife dhe të mos dorëzohet ministria e tregtis  para atyre që nuk e deshirojn të miren e vendit. Ministria e tregtis, meriton të përkrahet e jo të kritikohet, si po bëjnë ata që  janë të lidhur me tregun serb. Ne po i paguajme punëtoret serb, e ata krijojne linja te rregullta vetëm për popullin tonë. Kjo nuk do ndodhe më, nëse nuk e pengojne ministrin e tregtis që këto tarifa të vazhdojn dhe të bëhen edhe më të ashpra.

Kur rritet prodhimi, shtohet punësimi dhe paraja kthehet në vendin tonë. Subvencionet duhet të  jenë  të rregulluara mire dhe të shperndahen si duhet. 

Ndërsa, prodhuesit vendor duhet ta promovojn sa më shumë prodhimin e tyre. Duhet të jenë të ashpër në media elektronike dhe të shkruara. Ata duhet që me reklame të bëjnë të mundur që edhe fëmijet kur të hyjnë në market , kur i shohin prodhimet vendore të flasin rreth tyre. Duhet ngritur cilësia dhe të bëhen konkurent të fortë në treg. 

Panairet të mbahen rregullisht dhe aty të ftohen të gjithe prodhuesit vendor e jo shumica e prodhuesve të jenë nga Serbia.

Edhe pse  jemi bërë pjesë e MSA-së, ende nuk kemi depërtuar me produkte në Europë, sepse po na mungojnë kapacitetet prodhuese.

Edhe populli duhet ta ketë parasysh se përkrahja jonë i zhvillon ata dhe në mënyre direkte ne e shtojmë edhe punësimin duke konsumuar prodhime vendore. Sepse importi nga Serbia i mban punëtoret atje me parat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat