Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim të ngarkuarën me Punë në Misionin e SHBA-së në Kosovë Colleen Hyland, ku diskutuan për bashkëpunimin institucional, me fokus të veçantë në fushën e financave.
Me këtë rast, ministri Hamza falënderoi të ngarkuarën me Punë në Misionin e SHBA-së në Kosovë Hyland, për ndihmën dhe kontributin që vendi i saj ka dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, sidomos për Ministrinë e Financave.
Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Hyland, për të arriturat dhe sfidat e Ministrisë së Financave, në veçanti për procesin e Buxhetit të shtetit për vitin 2019, si dhe për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend.
Ndërsa, Hyland shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit amerikan për të rritur bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të avancimit të Kosovës në menaxhimin e financave publike.