Investitori francez i gatshëm për investime të mëdha në Kosovë

Ekonomi

Investitori francez i gatshëm për investime të mëdha në Kosovë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës ka pritur sot në takim investitorin francez Marc Pomarat me bashkëpunëtorët e tij Ramush Hashani dhe Dafina Murtezi.

Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, falënderoi  investitorët nga Franca për vizitën e tyre si dhe për zgjedhje të Kosovës si vend potencial për investime.

Investitori francez prezantoi brendin e tij të veshjeve sportive “Newline”, i cili është i njohur në shumë vende  të Evropës, SHBA dhe Kanada.

Ramush Hashani tha se investimet e tij të jenë të drejtuara në Kosovë, duke shtuar se brendi i ri sportiv do të jetë "Made in Kosova" dhe do të jetë i pranishëm në shumë tregje botërore.

Ndërsa, anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj tha se në Kosovë ka mjaft hapësirë për bashkëpunim dhe investim.

“Gjithashtu, prodhuesit janë të privilegjuar dhe kanë shumë lehtësira në të bërit biznes”, tha ai.

OAK shprehu gatishmërinë për të mbështetur investitorët francez dhe ndërlidhjen me investitorët nga Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat