Mbi 94 për qind të grurit Kosova e importon nga Serbia - Bota Sot
Mbi 94 për qind të grurit Kosova e importon nga Serbia

Ekonomi

Mbi 94 për qind të grurit Kosova e importon nga Serbia

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti drithëra Kosova importon nga Serbia.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se në vitin 2015 Kosova ka importuar 84,176 tonelata grurë.

Mbi 94 për qind e kësaj sasie është importuar nga Serbia.

Në vitin 2016 janë importuar 135,282 tonelata grurë dhe mbi 97 për qind e kësaj sasie është importuar nga Serbia.

Më 2017 Kosova ka importuar 105,055 tonelata grurë dhe përqindja e importit nga Serbia është sa në vitin paraprak.

Kurse në vitin 2018 deri në muajin nëntor Kosova ka importuar 101,982 tonelata grurë.

E shtetet e tjera nga të cilat Kosova importon grurë janë Hungaria rreth 3. 366 tonë, nga Austria ka importuar 1,570 tonë grurë e nga Kroacia ka importuar 543 tonë, vetëm gjatë vitit 2017.

Ndërsa, Kosova eksporton grurë vetëm në Shqipëri.

Në vitin 2015 ka eksportuar 772 tonë, në vitin 2016 ka eksportuar 325 tonë kurse në vitin 2017 ka eksportuar 328 tonë.

Ndërsa, sipërfaqja e mbjellë me grurë nga viti 2012 deri në vitin 2017 ka rënë dukshëm.

Në vitin 2012 Kosova ka pasur 102,918 hektarë, në vitin 2013 101,846 hektarë, në vitin 2014 ka pasur 90,728 hektarë, në vitin 2015 ka pasur 89,942 hektarë, në vitin 2016 ka pasur 89,122 hektarë, e në vitin 2017 Kosova ka pasur të mbjella 80,519 hektarë.

Çështja e importit të grurit është aktualizuar pas masës prej 10 për qind shtesë ndaj mallrave serbe e boshnjake të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Kjo masë duket se ka ndikuar në ngritjen e çmimit të bukës në Prizren për 33 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test