Ngritja e taksës, OAK përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës

Ekonomi

Ngritja e taksës, OAK përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:22
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të rritur taksat me Serbinë dhe beson se kjo do të rrisë prodhimin vendor, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.

“Siç edhe e kemi potencuar në deklaratat tona, ky vendim do të duhej të merrej shumë kohë më parë. Besojmë se para marrjes së këtij vendimi, Qeveria e Kosovës është përgatitur për masa në mbrojtjen e prodhuesve vendorë që shfrytëzojnë lëndën e parë nga këto Serbia dhe Bosnja”, thuhet në komunikatë.

OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndajë një buxhet për prodhuesit vendorë gjatë orientimit të tyre në tregje të reja, në mënyrë që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimeve.    

Gjithashtu OAK kërkon shtimin e kontrolleve në kufi me Serbinë nga informaliteti që mund të ndodhë si pasojë e mungesës së plotë të kontrollit siç është me shtetet tjera, pasi kjo mund të dëmtojë rëndë prodhuesit.

OAK përsërit kërkesën në vazhdimësi që Qeveria e Kosovës të rrisë përkushtimin për krijimin e ofertave për të bërë biznes në Kosovë, në mënyrë që të krijohen kushtet më të mira.

Ndryshe, sot Qeveria e Kosovës vendosi për rritjen e taksave doganore ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nga dhjetë në 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat