Largohen nga tregu produktet me mbishkrime “Kosovo/a- UNMIK”

Ekonomi

Largohen nga tregu produktet me mbishkrime “Kosovo/a- UNMIK”

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Largohen nga tregu produktet me mbishkrime “Kosovo/a- UNMIK”

Drejtori i drejtorisë së Inspektoratit Burim Ismaili, së bashku me inspektorët kanë dal në zbatimin e urdhëresës të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar nga operatorët ekonomik që menjëherë të largojnë të gjitha produktet me etiketën “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- Rezoluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Drejtoria e inspektoratit në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptim nga operatorët ekonomikë dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës.

Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e kësaj komune. Ky aksion, i cili ka filluar nga data 19 nëntor do të vazhdojë deri në largimin e tërësishëm të këtyre produkteve nga shitja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat