Panxha kërkon rritje të bashkëpunimit me Shqipërinë

Ekonomi

Panxha kërkon rritje të bashkëpunimit me Shqipërinë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Astrit Panxha

Kryetari i i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thanë sot se me rritjen e taksës për 100 përqind për mallrat serbe është dëshmuar se Kosova është vend i guximshëm dhe që është shtet.

Në një takim që është mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë në mes të KPK-së, Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Forumit të Prodhuesve Kombëtar Shqiptar Panxha ka thënë se prodhuesit e Kosovës e kanë pasur shumë vështirë të depërtojnë në tregun e Serbisë ndërsa ata serbë nuk e kanë pasur këtë vështirësi.

Panxha: Vendosja e tarifës 100 përqind ndaj Serbisë, tregon që Kosova është një shtet     

“Klima ka qenë gjithmonë  e tensionuar, sa i përket biznesit në mes Kosovës dhe Serbisë. Miratimi i vendosjes së tarifës prej 100 përqind ndaj shtetit serb, është një vendim i Qeverisë i menduar mirë dhe i guximshëm, që tregon që Kosova është shtet. Ne kemi pasur në vazhdimësi probleme ekonomike me Serbinë, prandaj ky vendim duhet të shikohet në kontekstin edhe aspekteve ekonomike, por edhe politike”, ka thënë Panxha.

Panxha tha se Serbia ka eksportuar në Kosovë rreth 450 milionë euro në vit, ndërsa Kosova për në Serbi vetëm 40 milionë euro.

 Sipas tij, është e rëndësishme që të mbrohen konsumatorët e Kosovës.  Prandaj nga Tirana Panxha u bëri thirrje të gjithë  prodhuesve të Shqipërisë që ta thellojnë bashkëpunimin me Kosovën.

Panxha: T’i thellojmë bashkëpunimet mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Është një mundësi e mirë, për neve është me rëndësi që të thellojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. T’i largojmë të gjitha barrierat që të kemi shkëmbim më të madh tregtar”, ka shtuar Panxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat