Nga e hëna ulen çmimet e naftës

Ekonomi

Nga e hëna ulen çmimet e naftës

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se që nga dita e hënë çmimi i naftës do të jetë 3 cent më i ulët sesa ka qenë deri tani.

Berjani në një prononcim për media ka treguar arsyen e uljes së çmimit të naftës.

“Çmimi i naftës ka një rënie të lehtë, qysh nga sot çmimi është në rënie e sipër për shkak se prodhimi në organizatën APEK është më i lartë dhe si të ketë prodhim më tepër edhe çmimi është më i ulët në mënyrë automatike, dhe prej të hënës çmimi i naftës do të jetë 3 cent më i ulët”, ka thënë Bejrani.

Aktualisht çmimi i naftës është prej 1 euro e 22 cent ndërsa për benzinë 1 euro e 27 cent.

Po ashtu edhe në shumicën e vendeve të botës, çmimi i naftës ka rënë, ndërsa sot në Paris qytetarët kanë protestuar që çmimi i naftës të ulet, pasi që presidenti francez, Emanuel Macron mori vendim që çmimi i naftës të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat