Tronditet Serbia nga taksa doganore

Ekonomi

Tronditet Serbia nga taksa doganore

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Taksa e qeverisë ka filluar të reflektojë rezultatet e para në Serbi dhe Bosnjë. Bosnja vetëm e deklaroi se po rrezikohen mbi 10000 punëtorë, prej futjes në fuqi të taksës doganore. 

Së fundi kjo po vërehet edhe në Serbi. Shumë biznese në Serbi, kanë pika të veçanta që prodhojne vetëm per tregun e Kosovës. Linde pyetja, a ka dyshime të këto produkte dhe a janë cilësore?

Pse nuk ndodhë që bizneset e njejta të prodhojnë për tregun serb dhe kosovar.

Taksa në aspektin afatshkurt do të krijojë rritje të çmimeve, por besoje do të shtojë interesimin e prodhuesve vendore, që të shtojnë kapacitetet. Shteti jonë e ka për detyrë që të mbajë këtë taksë, e mos të zhgënjehen bizneset, pasi ato veç i kanë rritje të investimeve..

Ministria e Tregtisë, po tregon seriozitet dhe shpresoje shumë në mbajtjen e kësaj takse. Bizneset kanë nevojë  sot më shumë se gjithnjë  të përkrahen nga shteti, dhe pas një periudhe të stabilizohen prodhuesit vendor dhe produktet serbe , të harrohen përgjithmon.

Taksa në Serbi i dha rezultatet e para.

Një ndërmarrje prodhuese, në industrinë e materialit ndërtimor, në jug të Serbisë, kishte të angazhuar mbi 400 punëtorë, para 3 ditëve i ka larguar 140 punëtore. Kjo duhet ta zgjojë ndjenjën e dashurisë ndaj shtetit. Vazhdo qeveri dhe Ministri e Tregtisë me 100 %, se vetëm kështu tregojme se jemi shtet dhe mund edhe të mbrohemi ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat