Borxhi publik i Serbisë - 23.9 miliardë euro

Ekonomi

Borxhi publik i Serbisë - 23.9 miliardë euro

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Borxhi publik i Serbisë arriti në 23.9 miliardë euro në fund të shtatorit 2018, si dhe në gusht, duke përbërë 55.9 për qind të bruto prodhimit vendor, njoftoi sot Ministria e Financave e Serbisë.

Në fund të vitit 2017, borxhi publik ishte 23.22 miliardë euro, ose 57.9 për qind e bruto prodhimit vendor.

Pjesa më e ulët e borxhit publik u regjistrua në vitin 2008, kur kishte një vlerë nominale prej 8.78 miliardë euro në GDP nga 28.3 për qind, ndërsa pjesa më e madhe prej 201.2 për qind e bruto prodhimit vendor, është regjistruar në vitin 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat