Taksa 100 % ndaj produkteve serbe, na bëri të ndihemi shtet e nuk duhet të hiqet deri në njohjen e shtetit tonë nga Serbia. Mjaft e kemi favorizu pakicen serbe me kushtetut, e nuk mund të funksionojme pa pelqimin e tyre.
Kjo është dhurat nga ndërkombetarët dhe e miratuar nga vendoret në atë kohë. Neve, në qdo etapë të shtetëndertimit na kanë pengu, e sidomos me rastin e formimit të qeveris me 2017, kur ata shkonin në Serbi dhe duhej ti presim" si heronjë " me orë të tëra . Kjo duhet të përfundojë dhe pakica serbe të kuptoje se është në Republiken e Kosovës dhe të sillet ashtu.
Gjithashtu, edhe Europa duhet të reagoje per moszbatimin e të gjitha marreveshjeve që i ka nënshkru Serbia. Ku ishte ajo deri sot ?
Pse sillen të gjithë ndërkombëtarët, sikur ne jemi agresori , e në të vertet vetëm e kanë forcu Serbin. Është i pa pranuar ky reagim , dhe qeveria duhet të pranojë rënjen e saj , e jo tërheqjen e takses.
Rritja e taksës e ujiti ndjenjën patriotike dhe nuk duhet qeveria të zhgenjej popullin , dhe duhet të mbahet me këtë qendrim. Eshte hera e parë qe produktet serbe, nëse deshirojn të futen në Kosove duhet t'a ken llogon " Republika e Kosoves" , e jo më Kosovo Metohi. Pse u derdhë gjakë me shekuj ?
Qeveri , e ki rastin me i shtrëngu dhëmbët, dhe popullin besojë e ki mbrapa. Me asnjë qmim mos u tërhiq, as me këmbim të liberalizimit.
Vetëm njohja e shtetësis , kërkim falja publike, kthimi i pensioneve , kthimi i te pagjeturve e shumë e shumë obligimeve që i ka ndaj neve , e bëjnë të arsyeshme kthimin e taksës në piken fillestare.
Kjo taksë e mbushi me mend edhe tregun vendor, që të mendoje para se furnizojë depon me mallra, se nga vjen malli .
Është me më rëndësi qfar blejmë, se sa sasi blejmë. Besoj shumë, se qdo ditë me shumë populli do i braktisë produktet serbe, edhe nëse ato ofrohen falas, nuk do t'i konsumojë. Kjo do ndodhë, sepse po kuptohet sa rëndësi kemi pasur ne si konsumator , për ata që i kanë prodhu këto produkte ( Serbia ).
Ishin të shijshme ato produkte, por lind pyetja qfare kishin në përbërje të tyre. Produkti me emër të njejtë, por me tjeter përbërje në tregun serb, e tjetër në Kosovë.
Tash është koha e nxitjes së prodhimit vendorë, që të zëvendësohen ato serbe.
Populli po e pret zëvendësimin.