Haradinaj në mbrojtje të taksës, kërkon nga prodhuesit të investojnë në vende pune - Bota Sot
Haradinaj në mbrojtje të taksës, kërkon nga prodhuesit të investojnë në vende pune

Ekonomi

Haradinaj në mbrojtje të taksës, kërkon nga prodhuesit të investojnë në vende pune

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:26
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Shoqata e përpunuesve të drurit së bashku me USAID-in kanë bërë hapjen e Konventës së tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë.

Me qëllim që kompanitë të kenë mundësi të prezantojnë produktet e tyre, mobile të ndryshme, të prodhuara nga druri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në Kosovë ka parametra që prodhuesit vendorë të kenë mundësi te prodhojnë dhe të shesin jo vetëm në Kosovë.

"Taksa e vendosur mundet me u lidh edhe në këtë rast. Kjo taksë është e duhur, e ka edhe një efekt, është Kosova e para. Mundemi me bo nëse secili në hapësirën e vet e mbulon këtë. Prodhuesit e drurit i zhvillojnë kapacitetet e veta është garues në çmim, dhe kështu e ndihmon Kosovën , ku hap edhe vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga të gjithë prodhuesit që të investojnë në vende të punës, në mënyrë që Kosova të jetë e konkurrueshme edhe në botë.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno tha se ndihet mirë që sot janë investitorët, duke shtuar se sektori i përpunuesve të drurit në Kosovë është ndër më të zhvilluarit. Sipas saj ka edhe potencial që të rritet edhe më tutje.

Ky panair do të zgjasë dy ditë. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...