Taksa 100 % dhe rënia e importit nga Serbia

Ekonomi

Taksa 100 % dhe rënia e importit nga Serbia

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 08:21
Dr. Artan Haziri

Vazhdojne rezultatet pozitive të taksës 100 për qind. Gjithandej nëpër biznese në Kosovë, është gjendja duke përmirësuar. 

Është me rëndësi se nuk kemi mungesë të produkteve për shkak se kanë rezerva të gjitha marketet në depot e mëdha. Nuk kemi ngritje të shpeshta  te çmimeve te produkteve vendore ( përjashtim disa furra ) , tash për tash .

Statistikat tregojne se nga rreth 120 maune, në vlerën mbi 1.2 milion euro, kanë hyrë vetëm gjatë një ditë me mallra serbe në Kosovë. Kurse, që nga zbatimi i taksës nga ky shtet është zhdoganuar vetëm një maune e ngarkuar me lëndë të parë nga ky shtet.

Në markete,  ka raste kur po tentojnë me mashtrime, por në shumicen e tyre është gjendja ndryshe. Nëse pyet për një produkte, personat që punojne nëpër markete, nuk të drejtojnë më tek produktet serbe, por përkundrazi të shtyejn drejt produkteve vendore.

Ka fillu fryma e braktisjes nga produktet serbe dhe të atyre të bosnjes. Kjo fushat duhet të vazhdojë dhe rezultati i fundit të jet heqja dorë nga përdorimi i produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosna.

Është shumë pozitive, kur po shohim rritje të prodhimit, nga bizneset vendore.

Prodhimi i blloqeve për ndërtim është rritur për 20 për qind, përpunimi i letrës higjienike për 40 për qind, kemi rritje të theksuar të prodhimit të lëngjeve, vajit, ujit, mishit të pulës për 10 për qind po ashtu edhe prodhimi i barnave është rritur për 10 perqind.

Edhe në vajin vendor “Floil” kanë treguar se shitja e tij, pas takës është rritur për 20 për qind.

Nëse zgjate taksa se paku gjashtë muaj, ne do befasohemi me shifrat në teren,  rreth rritjes së prodhimit vendore, rritjes së punëtorve , shitjes, dhe gjithashtu kjo në mënyre direkte e zvoglon importin nga Serbia dhe përfundimimisht biznesin e tyre në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat