Lluka në Slloveni për të rritur bashkëpunimin ekonomik

Ekonomi

Lluka në Slloveni për të rritur bashkëpunimin ekonomik

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Lluka në Slloveni për të rritur bashkëpunimin ekonomik

Investimet qindra milionëshe ishin temat e diskutimit gjatë takimeve që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka zhvilloi me investitorë potencial, ministra e përfaqësues të bizneseve gjatë vizitës zyrtare Slloveni.

Kreu i MZHE-së, Valdrin Lluka, po qëndron në qytetin e Lubjanës, ku po mban takime të ndryshme për t’i shikuar mundësitë e investimeve në fushën e ujërave, mbeturinave, energjisë dhe agrobiznesit.

Gjatë takimit me menaxhmentin e Bankës shtetërore eksportuese të Sllovenisë, SID BANK, Lluka ka diskutuar futjen e kapitalit slloven në Kosovë në fushën e ujërave, energjisë, mbeturinave dhe agrobiznesit.

SID Bank ka paraprovuar kërkesën për financimin e investimeve në vlerë prej rreth 200 milionë euro  në fushën e ujërave dhe agrobiznesit, si dhe janë të gatshëm të konsiderojnë edhe projekte tjera në fushën e ambientit, siç janë trajtimi i ujërave të zeza për komuna deri në 30 mijë banorë.

Po ashtu ministri Lluka është takuar edhe me stafin menaxhues të kompanisë InterEnergo e cila ka investuar rreth 60 milionë euro në Kosovë duke ndërtuar 4 hidrocentrale të cilat janë aktive dhe prodhojnë rreth 35 mëh energji elektrike.

Kjo kompani ka shprehur gjithashtu interesimin për zgjerim pasi që, sipas drejtorit të përgjithshëm Anton Papezh, janë të kënaqur me shërbimin dhe trajtimin që po ju bëhet në Kosovë.

Në takimin me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Zdravko Poçivalshek, ministri Lluka e njoftoi homologun e tij rreth potencialeve që ofron Kosova, me fokus në sektorin energjetik ku pritet të investohen rreth 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme, ashtu siç parashihet me strategjinë për energji që është aprovuar këtë vit nga parlamenti i Republikës së Kosovës.

Për më tepër, ministri Lluka paraqiti edhe potencialet në sektorin e ujërave në veçanti menaxhimin e ujërave siç janë krijimi i rezervuarve, trajtimin e ujërave të zeza dhe instalimi i orëmatësve digjital.

Gjithashtu, ministrat u pajtuan që një delegacion me biznese nga Sllovenia, që kanë fokus industritë e energjisë, minierave dhe ujërave, të shoqëruar me Poçivalshek, të vizitojnë Kosovën dhe t’i shohin këto potenciale nga afër.

Ministri Lluka përfundoj vizitën duke vizituar fabrikën Iskra Emeco, ku u prit nga ekzekutivi dhe pronari i kësaj kompanie, Ahmed Elseëedy, kryeshefi Luis Goncalves dhe anëtari i bordit, Dieter Brunner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat