Haradinaj takohet me drejtues të OAK, premton mbështetje për bizneset

Ekonomi

Haradinaj takohet me drejtues të OAK, premton mbështetje për bizneset

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:39
Haradinaj është takuar sot me përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se me përfaqësues të OAK ka diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe janë dakorduar  për mbështetje të tyre për ta fuqizuar rritjen e ekonomisë dhe punësimin në vend.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me përfaqësuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës, diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen ata si dhe alternativat që ndihmojnë zhvillimin ekonomik. U dakorduam për synimin tonë kryesor, mbështetjen e bizneseve që fuqizojnë rritjen e ekonomisë së vendit dhe krijojnë vende të reja të punës. Qeveria nuk do t’i lë të vetëm afaristët, por do t’i trajtojë pengesat në të bërit biznes të identifikuara nga Oda e Afaristëve të Kosovës, në këtë fazë kthese në konsolidimin e brendshëm të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat