Abazi: Standardizimi i produkteve vendore, parakusht për tregjet evropiane

Ekonomi

Abazi: Standardizimi i produkteve vendore, parakusht për tregjet evropiane

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:51
Rritja e kualitetit të produkteve parakusht për tregjet evropiane

(E plotësuar) - Standardizimi i produkteve vendore është parakusht për mbërritjen e tregjeve evropiane dhe fuqizimin e prodhimit vendor.

Kështu u tha në konferencën me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve” të Institutit për Politika Zhvillimore, ku u theksua se përmes standardizimit bizneset kosovare operojnë në mënyrë më efiçiente, kanë efikasitet më të lartë dhe kosto më të vogël.

Dardan Abazi hulumtues në INDEP tha se raporti në kthim në standarde është 1 me 14. Teksa shtoi se kapacitetet e ASK -së duhet të rriten.

Sipas tij, vetëm duke rritur cilësinë e produkteve vendore do të arrihen përfitimet që sjellë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

Abazi: Përmes standardizimeve produktet vendore konkurrojnë edhe në tregun evropian

“Raporti investim dhe kthim në standarde është 1 me 14, pra kur një biznes investon 1 euro në standardizim, atij i kthehet 14 euro kthim. Por, jo gjithmonë të gjitha bizneset kanë njohuri për rëndësinë që kanë standardet... 2’15 Përmes standardizimeve jo vetëm që rritet kualiteti i produkteve vendore, por ato bëhen të konkurrueshme edhe në tregun evropian. Vetëm duke rritur kualitetin e produkteve vendore, ne do të arrijmë që të maksimizojmë përfitimet që i sjellë MSA”, thotë Abazi.

Drejtori i ASK-së, Hafiz Gara, tha se qytetarëve të Kosovës duhet t'iu sigurohet më shumë cilësi.

Ai tha se koha e ka dëshmuar se standardizimi duhet të rritur, gjë që kërkon edhe më shumë staf.

Gara: 90 përqind e standardeve përmbushin kërkesat e klientëve për standardet evropiane

“Deri më tash, janë plotësuar rreth 11 mijë standarde nga ato evropiane në nacionole. Mirëpo janë 9 mijë e 70 sosh që janë të fuqishme, që janë të gatshme për publikun. Brenda këtyre 9 mijë e 70 standardeve, janë të përfshira ato që janë më të domopsdoshme për nevojat e vendit. Dhe në këtë drejtim, mendoj se 90 përqind përmbushin kërkesat e klientëve për standardet evropiane të cilat tashmë janë të legalizume si standarde nacionale”, tha Gara.

Ai tha se një çështje që ka mbetur mbrapa është certifikimi i produkteve. Teksa bëri të ditur se si bëhet informimi i bizneseve, ku shpjegoi se vet faqja e ASK-së, është mirë e pajisur që t'iu ofrojë palëve sqarime shtesë, përmes shkarkimit të katalogut të standardeve.

Ai u shpreh i sigurt se do të dyfishohet numri i bizneseve që eksportojnë.

Gara: Do të rritet qind për qind numri i bizneseve vendore që eksportojnë

“Ka me u rritë qind për qind numri i bizneseve që eksportojnë, tu e pas parasysh se është interes edhe për Evropën legalizimi i tregut në Kosovë, që të sillen produkte edhe nga vendet në tranzicion sepse është çmimi më i arsyeshëm. Ka plot produkte kosovare që në Evropë dalin sa gjysma e çmimit”, tha ai.

Ndryshe, sot u lansua edhe një manual për standardizim, i cili iu dedikohet ekskluzivisht bizneseve, e që synon të ofrojë një pako informuese për bizneset se si ato mund të investojnë në standarde.

Rritja e kualitetit të produkteve parakusht për tregjet evropiane

Instituti për Politika Zhvillimore ka mbajtur konferencën me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve", ku u tha se standardizimi i produkteve vendore është parakusht për mbërritjen e tregjeve evropiane dhe fuqizimin e prodhimit vendor.

Dardan Abazi, hulumtues në INDEP tha se raporti në kthim në standarde është 1 me 14. Teksa shtoi se kapacitetet e ASK -së duhet të rriten.

Sipas tij, jo të gjitha bizneset kanë njohuritë e nevojshme sa i përket standardeve.

"Vetëm duke rritur kualitetin e produkteve vendore ne do të arrijmë të mirat që i sjellë MSA-ja", u shpreh ai.

Drejtori i ASK-së, Hafiz Gara, tha se qytetarëve të Kosovës duhet t'iu sigurohet më shumë cilësi. Ai bëri të ditur se si bëhet informimi i bizneseve.

"Vet faqja e ASK-së është mirë e pajisur që t'iu ofrojmë palëve sqarime shtesë. Në ëeb mund të shkarkohet katalogu i standardeve.

Shitja komplet në formën elektronike, do të bëhet e harmonizuar kur ASK të ketë më shumë qasje në financa", tha ai.

Ai u shpreh i sigurt se për 100 përqind do të rritet numri i bizneseve që eksportojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat