KosLift ndihmon studentët dhe bizneset në sektorin e energjisë

Ekonomi

KosLift ndihmon studentët dhe bizneset në sektorin e energjisë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Projekti KosLift është hapur sot zyrtarisht është një investim 30 mujor

(E plotësuar) - Rreth 1 mijë studentë dhe 60 biznese kosovare do të mbështeten nga projekti KosLift në sektorët e energjisë, TIK dhe prodhimit me aftësitë e nevojshme dhe kapacitete për të rritur konkurrencën e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon.

Projekti KosLift, i hapur sot zyrtarisht, është një investim 30 mujor dhe mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se Kosova ka potencial dhe mundësi shumë të mira për zhvillimin në TIK.

Sjaastad: Tiparet bazike të një shoqërie janë ato që vlejnë më së shumti

“Tiparet bazike të një shoqërie janë ato që vlejnë më së shumti, pra të ketë mjedis stabil për biznese dhe sisteme të mira për trajnim dhe aftësim. Kosova duhet të krijoj një kulturë të inovacionit, mendoj që jeni në një rrugë të mirë në këtë drejtim, por mund të zhvillohet edhe më shumë. Qeveria duhet t’i bëjë siç duhet çështjet bazike dhe të krijojë infrastrukturë të mirë të TIK-ut, nëse diçka mundon në këtë trekëndësh të hekurt që është biznes, hulumtim dhe Qeveri, që në start do të filloni me disavantazh. Një sektor dinamik i TIK-ut do të ofrojë shërbime më të mira dhe do të mbështesë digjitalizimin në sektorin publik dhe privat”, tha ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, duke shprehur rëndësinë e këtij projekti për të gjithë studentët, tha se UP ka filluar rrugën drejt transformimit dhe synojnë të krijojnë një universitet ku studentët do të orientohen më shumë kah praktika. 

Dema: Nga ky projekt do të përfitojnë 1 mijë studentë

“Më gëzon fakti që nga ky projekt do të përfitojnë 1 mijë studentë, të cilët do të kenë mundësi avancimi në mendim kritik dhe kreativ, në hulumtime, analizë të të dhënave dhe shumë shkathtësi të tjera të cilat vetëm puna praktike dhe trajnimet do t’iu mundësojnë që të kenë nivel të tillë. UP deri tash i ka hapur dy Qendra të Inovacionit dhe presim më të vërtet që ky ndryshim të ndodhë. Sado që në situata të ndryshme mund të duket e tillë, suksesi asnjëherë nuk është rastësi. Prapa suksesit fshihet shumë mund, sikurse edhe ardhja deri te ky projekt është investuar një mund, sakrifica dhe vullnet për punën që duhet bërë. Pjesëmarrja në një projekt të tillë do të rezultojë si një përfitim i madh për të ardhmen tuaj”, tha rektori Dema.

Anëtarja e bordit në RIT, Jehona Gjurgjeala, ka deklaruar se ky projekt do të bëjë një lidhje mes studentëve dhe bizneseve.

Gjurgjeala: Ky projekt lidh studentët me bizneset

“Ky projekt bën një lidhje dhe do të lidhë studentët e UP-së me studentët të RIT, lidh këta studentë me bizneset e Kosovës. Për mua është shumë me rëndësi që të ketë një gjë të tillë dhe ky laborator hulumtues do t’iu japë një avantazh të madh dhe kjo është me rëndësi që po ndodh. Jo vetëm që do të ndahen përvojat, por do të ketë një bashkëveprim ndërmjet të gjithë komponentët që e përbëjnë Kosovë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ky projekt do të mundësojë që të themi se kemi studentë që kanë shkathtësi të mira dhe do të kemi biznese që do të jenë të suksesshme, si dhe do të ketë vende më të shumta të punës.

Ndërkaq, drejtoresha e programit në IPKO Foundation, Abetare Gojani, ka thënë se studentëve në Kosovë u mungojnë mundësitë për mësim praktikë, e kjo sipas saj ka qenë edhe arsyeja për projektin KosLift.

Gojani: KosLift u ofron të rinjve një mundësi për t’i aplikuar teoritë që i mësojnë

“Përderisa studentëve u mungojnë mundësitë për mësim praktik dhe për të bashkëpunuar me punëdhënësit, 90 për qind e studentëve kanë thënë se janë të interesuar në aktivitete ekstra kurrikulare dhe punë praktike që plotësojnë studimet e tyre. Vetëm 29 për qind prej tyre kanë qenë të bindur se do të gjejnë punë pas diplomimit. Prandaj, me KosLift kemi dashur t’iu ofrojmë të rinjve një mundësi për t’i aplikuar teoritë që i mësojnë. Kemi dashur që bizneset dhe studentët të bashkëpunojnë, kemi dashur që të ndihmojmë që të krijohet një rrjet i njerëzve të shkathët që do të punojnë së bashku”, tha ajo.

Ndryshe, projekti KosLift është mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë dhe do të implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë.

***

Rreth 1 mijë studentë dhe 60 biznese të Kosov♪7s do të mbështeten nga projekti KosLift në sektorët e energjisë, TIK dhe prodhimit me aftësitë e nevojshme dhe kapacitete për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon.

Projekti KosLift që është hapur sot zyrtarisht është një investim 30 mujor dhe mbështetet nga ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillimin në TIK.

"Nuk kam pasur dyshim nëse ia vlen ky projekt, ka qenë lartë në listën time prioritare që nga dita e parë. TIK-u nuk është vetëm sektor,  por është edhe një teknologji me ndikim të madh përtej sektorit të vet", tha ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të gjithë studentët.

 "UP deri tash i ka hapur dy qendra të inovacionitt. Sado që në situata të ndryshme duket ashtu, por suksesi nuk vjen  rastësisht. Pjesëmarrja në një projekt të tillë do të rezultojë në një përfitim për ju", tha ai.

Anëtarja e bordit në RIT, Jehona Gjurgjeala, ka deklaruar se ky projekt do të bëjë një lidhje mes studentëve dhe bizneseve.

"Ky projekt do të lidh studentët e UP-së me ata të RIT dhe me bizneset. Është shumë e rëndësishme që të ketë diçka të tillë. Jo vetëm që do të ndahen përvojat por do të bashkërendohen ato", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat