Të ardhurat nga TVSH-ja, 9.5 miliardë lekë më shumë se në vitin 2018

Ekonomi

Të ardhurat nga TVSH-ja, 9.5 miliardë lekë më shumë se në vitin 2018

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Ministria e Financave parashikon që të ardhurat nga “TVSH-ja” të jenë 153.3 miliardë lekë, 9.5 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2018, ose me një rritje 6,6%.

Dikasteri i Financave shpjegon se, rritjes së TVSH-se në vitin 2019 do të jenë; TVSH që do të gjenerohet si rezultat i rritjes ekonomike dhe indeksit te çmimeve; TVSH nga rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare; TVSH nga përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.

Kuvendi ka miratuar buxhetin e vitit 2019 dhe paketën e re fiskale ku ndryshimet në Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” vlerësohet të sjellin një efekt negativ prej 0.3 miliardë lekë në të ardhurat e buxhetit të shtetit, por që parashikohet të sjellin efekte pozitive në zhvillimin e sektorëve që preken.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat