Për 3 muaj Qeveria shpenzoi mbi 474 milionë euro

Ekonomi

Për 3 muaj Qeveria shpenzoi mbi 474 milionë euro

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2018 ishte 635.9 milionë Euro.      

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM3 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 474.5 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%), kontributet sociale dhe përfitimet (25%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat