Serbia i largon nga puna rreth 21000 punëtorë

Ekonomi

Serbia i largon nga puna rreth 21000 punëtorë

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Nëse deri dje patriotizëm ishte lufta për liri, sot është konsumimi i produkteve vendore. Kështu e forcojmë ekonominë dhe në anën tjetër e dëmtojmë armikun shekullor.

Rezultatet në të mirën tonë po flasin çdo ditë e më shumë.

Serbia tani veq është në gjendje të pranojë çdo marrëveshje, vetëm e vetëm të mos jetë taksa 100 % mbi produktet e tyre.

Gati u bë një muaj që nga hyrja në fuqi e taksës ndaj produkteve serbe. Kjo ka ndikuar çdo ditë e më shumë në rënien e importit nga Serbia. Populli çdo ditë e më shumë po e kupton rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore. Ajo shihet në rezultatet e fundit nga bizneset kosovare, ku po shtohet prodhimi vendor dhe zëvendësimi i produkteve.

Në Serbi, afër 2600 biznese të vogla dhe të mesme e kanë të pamundur ekzistencën, ngase shitjet i realizonin në tregun tonë. Kjo duhet të bëjë edhe më të vendosur  qeverinë dhe të vazhdojë me taksën 100 % ndaj produkteve të tyre.

Nëse vazhdohet me këtë taksë edhe në vitin e ardhshëm, Serbia do ketë humbje rreth 514 milionë euro. Serbia, po mundohet që përmes BE-se të bëjë presion për largimin e taksës. Nuk duhet të dorezohemi, deri në njohjen nga Serbia.

Kjo taksë ka ndikuar edhe në numrin e largimit të punëtorëve në Serbi.

Nga taksa e deri me sot janë larguar nga puna rreth 21000 punëtorë në Serbi.

Populli duhet çdo ditë e më shumë të kërkojë vetëm produkte vendore, kështu ndikojmë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomike dhe ngritjen e normës të të punësuarve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat