Prime Minister Kurti participated in the reception in honor of the Day of Force, organized by the Embassy of Kosovo in Tirana

Top Story

Prime Minister Kurti participated in the reception in honor of the Day of Force, organized by the Embassy of Kosovo in Tirana

Me: November 27, 2026 Në ora: 22:58
Prime Minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë për nder të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë e dyfishtë për praninë në Tiranë, për Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është shprehje e një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës, me shumë mundime e vuajtje të shqiptarëve që ta kenë ushtrinë, e cila do t’ua mbrojë integritetin territorial e sovranitetin shtetëror, por edhe progresin.

Image
Prime Minister Kurti participated in the reception in honor of the Day of Force, organized by the Embassy of Kosovo in Tirana

“Duke investuar në ushtrinë e Kosovës, duke shtuar kapacitetet dhe pajisjet për FSK-në, ne dëshirojmë që sa më parë të anëtarësohemi në NATO. Aleanca Veriatlantike në shekullin XXI do të jetë jo më pak e rëndësishme sesa në shekullin XX, dhe ne duam që anëtarësimi i Kosovës në NATO të mos jetë vetëm për përfitime, por gjithashtu edhe për kontribut”, said the prime minister.

Ai falënderoi Republikën e Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe të gjitha vendet tjera mike dhe aleate, në të cilat ushtarët e FSK-së kanë kryer trajnime apo me të cilat Republika e Kosovës ka bashkëpunim ushtarak sa i përket blerjes së armatimeve dhe municionit, e gjithashtu sa i përket pjesëmarrjes në misione të përbashkëta.

“Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë rast, jemi mirënjohës përgjithmonë për dëshmorët e kombit, për invalidët dhe veteranët e luftës, për ata të cilët nuk kursyen as jetën që ne të jetojmë të lirë dhe ta shpallim Kosovën të pavarur, dhe të cilët na e kujtojnë përherë se nga vijmë, në mënyrë që asnjëherë të mos harrojmë se kah po shkojmë”, he said.

Kryeministri, mes tjerash, theksoi se “Republika e Shqipërisë me oficerët dhe ushtarët e saj, me logjistikën dhe armatimet, na ka ndihmuar që të çlirohemi, na ka mësuar se si të avancojmë”, ndërsa shtoi se marrëdhëniet vëllazërore duhet të shprehen në çdo fushë, e posaçërisht në ato të mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Urime e gëzuar Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe gëzuar 28 Nëntori”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Image
Prime Minister Kurti participated in the reception in honor of the Day of Force, organized by the Embassy of Kosovo in Tirana
Today you can read Browse the covers