Videoja e PD: Ja si është ‘përmbytur’ vendi me kanabis - Bota Sot
Videoja e PD: Ja si është ‘përmbytur’ vendi me kanabis

Shqipëria

Videoja e PD: Ja si është ‘përmbytur’ vendi me kanabis

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 13:44
Ervin Salianji

Partia Demokratike publikoi një video, duke theksuar se vendi është ‘përmbytur’ nga droga.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, deklaroi: “Shihni këto pamje të siguruara nga Partia Demokratike dje. Shihni se si lugina e Lumit të Vlorës, është shndërruar në Luginën e Kanabisit.

Kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë, e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri.

30 përqind e fitimit të cdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës.

Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin.

Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përvec shumë garancive të tjera, u dha habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për tu siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre.

Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

Partia Demokratike do të vendosë rendin e sigurinë në vend, do të shtypë trafikun e trafikantët e drogës, do të crrënjosë lidhjet e politikës me krimin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...