Putin: Të mos nënvlerësohet rreziku i luftës bërthamore

Evropë

Putin: Të mos nënvlerësohet rreziku i luftës bërthamore

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se rreziku i një lufte bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara për braktisjen e marrëveshjeve për armë.

Duke folur në konferencën vjetore për media në Moskë, Putin tha se shpreson se do të mbizotërojë gjuha e përbashkët në kohën e tensioneve të rritura midis Rusisë dhe Perëndimit.

Putin tha se lufta bërthamore mund të çojë në "vdekjen e qytetërimit".

Kjo është së paku hera e dytë në disa muaj që Putin ngre publikisht mundësinë e një katastrofe të tillë.

Putin tha se tërheqja e SHBA-së nga Traktati i Raketave Anti-Balistike në vitin 2002 e ka minuar "balancën strategjike" midis Moskës dhe Uashingtonit.

Ai tha se plani i SHBA-së për tërheqje nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme është "një tjetër hap" në këtë drejtim.

Putin po ashtu tha se është keq që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk bisedojnë për Startin e Ri, një traktat i armëve bërthamore me rreze të gjatë, që skadon në vitin 2021, por që mund të zgjatet për pesë vjet nëse dy vendet pajtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat