Tërmet 7.4 ballë në Rusi, por kalon rreziku i cunamit

Evropë

Tërmet 7.4 ballë në Rusi, por kalon rreziku i cunamit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 06:23
Ilustrim

Një tërmet i madh me një magnitudë 7,4 goditi Rusinë në një zonë pak të populluar në lindje të enjten, por zyrtarët thanë se kërcënimi i një cunami kishte kaluar dhe nuk u raportua asnjë dëmtim.

Tërmeti i gadishullit të Kamchatka të Rusisë, i cili fillimisht u mat në magnitudën 7.8 ballë nga Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), para se të rishikohej sërish, goditi 82 km në perëndim të Nikolskoye në një thellësi prej 9 km.

Qendra paralajmëruese e cunamit të Paqësorit në fillim tha se valët e cunamit të rrezikshëm nga tërmeti ishin të mundshme brenda 300 km të epiqendrës përgjatë brigjeve të Rusisë, por më vonë tha se kërcënimi i cunamit kishte kaluar.

Agjencitë ruse të RIA dhe TASS, duke cituar zyrtarë në Ministrinë lokale të Emergjencave, thanë gjithashtu se nuk kishte kërcënim të një cunami pas tërmetit. Asnjë dëm nuk është raportuar, thanë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat