Kotzias kërcënohet sërish me vdekje

Evropë

Kotzias kërcënohet sërish me vdekje

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:18
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias mori një telefonatë nga një person i panjohur që e kërcënoi se do t’i merrte jetën, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Telefonuesi, i cili telefonoi nga një linjë e hapur, tha se Kotzias do të ekzekutohej.

Ish-ministri ka marrë kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën për shkak të pozicionit të tij në çështjen e emrit të Maqedonisë.

Një prej rasteve ishte marrja, nëpërmjet postës, e një zarfi që përmbante plumba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat