Autoritetet lokale kanë raportuar se është arrestuar i dyshuari i për sulmin në qendër të Vjenës, që la të vdekur një person dhe një tjetër të plagosur të premten.
Disa që ishin të pranishëm thanë se sulmi ishte bërë nga disa sulmues. Hetimet po vazhdojnë për të kuptuar motivin e sulmit, megjithatë forcat policore besojnë që ky incident nuk ka të bëjë me terrorizëm dhe se rreziku në publik ka kaluar.
Policia ka rrethuar zonën rreth restorantit Figlmüller, ku ndodhi sulmi, afër katedrales së Shën Stefanit.
Në këtë pjesë të qytetit është rritur siguria dhe janë ndërprerë mjetet e transportit dhe kjo gjendje pritet të mbahet edhe në orët e ardhshme.
Ndërkaq, qytetarët rekomandohen të mos frekuentojnë këtë pjesë.