Britania dërgon luftanije në Detin e Zi

Evropë

Britania dërgon luftanije në Detin e Zi

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Britania dërgon luftanije në Detin e Zi

Ministri i mbrojtjes britanik Gavin Williamson sot e ka vizituar Ukrainën ku i ka thënë homologut të tij ukrainas se Deti i Zi nuk i takon Rusisë.

Ai ka shtuar se Britania e Madhe e ka dërguar atje anijen e saj për të treguar se Ukraina nuk është vetëm.

Williamson e ka thënë këtë derisa tensionet në atë rajon janë të mëdha pasi Rusia i kishte sulmuar dhe konfiskuar tri anije luftarake ukrainase bashkë me ekuipazhe në Ngushticën e Kerçkës muajin e kaluar duke e akuzuar Ukrainën “se ka hyrë në ujërat territoriale të Rusisë”, e që ishte pretekst bllokimi i Ukrainës të dalë në det të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat