Vazhdojnë protestat në Hungari kundër “ligjit të skllavërisë”

Evropë

Vazhdojnë protestat në Hungari kundër “ligjit të skllavërisë”

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:16
Hungari

Mijëra hungarezë marshuan drejt pallatit presidencial në orët e vona të së premtes për të protestuar kundër reformave të punës. Votimi i dy ligjeve në kuvend javën e kaluar, të cilat u inicuan nga kryeministri Viktor Orban, ka ngjallur zemërimin e shumë grupeve të punëtorëve.

Njëri nga ligjet, i cili nga kritikët po quhet “ligji i skllevërve”, ua lejon punëdhënësve që t’i kërkojnë stafit deri 400 orë pune shtesë brenda një viti. Ligji tjetër parasheh themelimin e gjykatave të reja, për të cilat kritikët thonë se mund të keqpërdoren politikisht. Tubimi i thirrur nga partitë opozitare filloi para parlamentit. Në një pankartë shkruhej “Shefi i lumtur, e diela e zymtë”.

Partia “Qeni me dy bishta”, e cila u themelua para dhjetë vitesh dhe e cila merrej më tepër me shaka, tash është bërë një forcë serioze politike. “Dëshirova të marr pjesë në këtë protestë sepse dua që kjo parti të jetë më seriozja nga të gjitha tjerat”, tha Amos Edes, student 26-vjeçar. Ai ishte skeptik me arritjen e ndryshimeve përmes këtyre protestave por thotë se dëshiron që zëri i tij të dëgjohet.

Në anën tjetër, kryeministri ka thënë se këto protesta po mbahen nga aktivistët e paguar nga bamirësi Soros, akuzë e cila është mohuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Sorosit. Pas kuvendit, protestuesit vazhduan drejt pallatit presidencial, duke e bllokuar përkohësisht një urë që lidh dy anët e Danubit, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat