Çavusoglu: Turqia do të çojë në OKB hetimin për vrasjen e Khashoggit

Evropë

Çavusoglu: Turqia do të çojë në OKB hetimin për vrasjen e Khashoggit

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:42
Mevlut Çavusoglu

Turqia po punon me vendet e tjera, për të zhvendosur hetimin për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, tha të hënën ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Ky i fundit i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Tunis, së bashku me homologun e tij tunizian. Ai gjithashtu i bëri thirrje Arabisë Saudite që të tregojë provat e saj mbi rastin, në bashkësinë ndërkombëtare.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra më 2 Tetor të këtij viti në konsullatën arabe në Stamboll, pasi kishte shkuar atje për të marrë një certifikatë martesore, duke qenë se ishte shpallur si disident nga Rijadi dhe jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Khashoggi ishte një kritik i ashpër i sundimtarit de facto të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, ndërsa besohet se ka qenë pikërisht ky i fundit që ka urdhëruar vrasjen e gazetarit dhe zhdukjen e kufomës së tij, që ende nuk është gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat