Aksident në Gjermani, 20 të lënduar

Evropë

Aksident në Gjermani, 20 të lënduar

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:51
Pamje nga aksidenti

Policia gjermane njoftoi sot se 20 persona u lënduan, dy prej tyre më rëndë, gjatë një përplasjeje të dy qerreve në një festë të Krishtlindjeve në jug të Bavarisë.

Mediat gjermane njoftojnë se në secilin prej qerreve kishte nga dhjetë persona.

Përplasja ndodhi kur qerret iu afruan kalimit hekurudhor dhe njëri prej tyre papritur u ndal, dhe pastaj u godit nga karroca tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat