Ukraina i jep fund ligjit ushtarak në rajonet kufitare

Evropë

Ukraina i jep fund ligjit ushtarak në rajonet kufitare

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi fundin e një ligji ushtarak në rajonet kufitare të vendit ,që u imponua muajin e kaluar pasi Rusia kapi anijet ukrainase në Detin e Zi.

"Sot, përfundon ligji ushtarak. Ky është vendimi im kryesor", tha Poroshenko gjatë një takimi të kabinetit ushtarak në Kiev, më 26 dhjetor.

Poroshenko tha se kishte ndërmarrë këtë vendim "bazuar në analizën e të gjithë komponentëve të situatës së sigurisë në vend".

Më 26 nëntor, parlamenti i Ukrainës mbështeti kërkesën e Poroshenkos për ligjin ushtarak pasi forcat ruse qëlluan mbi anijet e Ukrainës dhe sekuestruan 23 marinarë pranë ngushticës Kërç. Detarët ende mbeten në paraburgim nga Rusia.

Ligji ushtarak 30-ditor u imponua në 10 rajone, duke përfshirë zona afër territoreve të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit dhe në bregun e Detit të Azov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat