Brexit: Para një finishi me shumë rreziqe përpara - Bota Sot
Brexit: Para një finishi me shumë rreziqe përpara

Evropë

Brexit: Para një finishi me shumë rreziqe përpara

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:56
Pamje nga Londra

Për momentin ajo po lëkundet nga të gjitha anët, marrëveshja e Brexitit e Theresa May-t. Në fund të këtij viti thuajse asgjë nuk duket e sigurtë ose e përjashtuar.

Jo të gjithë e kanë pritur, por në fund të vitit të paqetë të Brexitit 2018, artistja e mbijetesës politike Theresa May vazhdon të qëndrojë si kryeministre në Numrin 10 të Downing Street. Gruaja që erdhi në pushtet në verë 2016 me formulën e saj magjike "Brexiti domethënë Brexit", negocioi një marrëdhënie me BE, shmangu me këtë një disfatë në parlament dhe mbijetoi një votim mosbesimi.

Gatishmëri për kompromis në ditët e Krishtlindjes?

Tani May po përdor të gjitha mjetet që BE t'i bëjë sërish lëshime asaj, në mënyrë që pastaj të ketë mundësi ta fitojë votimin për marrëveshjen në parlament. Ministri i Brexitit, Stephen Barclay, i treti këtë vit u ka dhënë deputetëve një detyrë shtëpie për ditët e Krishtlindjes: "Nuk mjafton që parlamentit të thotë vetëm, atë që nuk e do. Deputetët që nuk duan të votojnë për marrëveshjen, duhet t'i bëjnë vetes pyetjen: për se ka një konsensus në parlament dhe çfarë do të pranonte BE? Parlamenti duhet ta mbështesë këtë marrëveshje."

Një deputet tjetër shkruan: askush nuk duhet të presë që të vijë nga oxhaku ndonjë babagjysh i vitit të ri me një ide të re. Në 16 janar do të votohet sërish në Dhomën e Poshtme të parlamentit. Por dy vjet e gjysmë pas datës së daljes nga BE dhe një vit e gjysmë pas deklaratës për të dalë nga BE nuk duket sikur marrëveshja e Mayt ka ndonjë shans.

Në vend të kësaj, po përvijohen dy zgjidhje të tjera: ose një dalje me të vërtetë pa marrëveshje, ose një shtyrje e datës së daljes nga BE, nga 29 marsi. Për këtë gjithsesi mund të dakordohet ndoshta një shumicë në parlament. Deputeti laburist Chukka Ummuna për shembull e quan të mirë gjithsesi një bashkëpunim mbipartiak: "Ndodhemi në një moment krize. Duhet të bashkëpunojmë për interesin kombëtar, për të dalë nga kjo rrëmujë e keqe, në të cilën ndodhemi".

Ummuna ka disa javë që së bashku me deputeten e Tory Anna Soubrx punojnë për një referendum të dytë. Me të vërtetë që shanset janë shtuar edhe për këtë, por një shumicë për një referendum të dytë ende nuk duket të jetë krijuar.
Kryeministrja May dhe ish-ministri i saj i Jashtëm Boris Johnson e refuzojnë këtë të pajtuar si rrallë më parë.

Ministri i Tregtisë, Liam Fox thotë se një referendum i dytë vetëm sa do ta thellonte ndarjen e shoqërisë. Skenari i tij: po të përfundonte me diferencë të vogël votash një votim i dytë për kundërshtarët e Brexitit, ndoshta me një pjesëmarrje më të vogël se në 2016, "pastaj njerëz si unë do të thoshin menjëherë: Atëherë le të bëjmë best of three. Best of three - pra një referendum të tretë dhe ai që fiton shumicën e votave do të ishte fitimtari.

Zgjedhje të reja në vend të referendumit?

I paqartë është edhe pozicioni i laburistëve, i partisë më të madhe opozitare. Shumë nga laburistët duan një referendum të dytë, kryetari i partisë Jeremy Corbyn është më tepër i interesuar për zgjedhje të reja. Një votë mosbesimi ndaj qeverisë ai nuk ka guxuar deri tani, për pakënaqësinë e madhe të politikanëve të tjerë opozitarë. Një drejtim i qeverisë nga laburistët me këtë megjithatë nuk do të pasonte direkt, sepse konservatorët do të kishin dy javë kohë, për të ndërtuar një qeveri të re, ndoshta nën një kryeministër tjetër të konservatorëve - ose madje me Theresa May-n, artisten e mbijetesës politike./dw

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...