Mali i Zi me gjoba për ata që nuk e respektojnë himnin

Evropë

Mali i Zi me gjoba për ata që nuk e respektojnë himnin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Paqen Publike, në kuadër të të cilit hyjnë edhe shkeljet dhe ndëshkimet lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore, përkatësisht ekzekutimin e himnit kombëtar.

Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, tha pas seancës se ndryshimet dhe harmonizimi i ligjit janë reagim ndaj ngjarjeve që lidhen kryesisht me vendosjen dhe paraqitjen e pasaktë të fakteve historike të përcaktuara qartë lidhur me Malin e Zi dhe paraqitjen e fakteve që shkelin integritetin territorial të shtetit.

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një sërë ndryshimeve të projektligjit për ndryshimet dhe shtojcat në ligjin për rendin dhe qetësinë publike, e cila është propozuar për veprat penale, të cilat cenojnë rendin publik.

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Dragan Pejanoviq tha se me amendamentin e shtuar do të ketë penalizim për personat nëse gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar qëndrojnë ulur, fishkëllejnë, bëjnë zhurmë ose  prishin rendin publik dhe shkaktojnë shqetësim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat