Erdogan ndal emisionet me kritika ndaj tij

Evropë

Erdogan ndal emisionet me kritika ndaj tij

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 22:56
Erdogan

Autoriteti transmetues i Turqisë, RTUK, pezulloi dy programe televizive kritike ndaj presidentit Recep Tayiip Erdogan, raportoi e përditshmja turke ”Hurriyet”.

Transmetuesi kritik i qeverisë ”Halk TV” pezulloi pesë here një shfaqje, ndërsa një program lajmesh në televizionin Fox TV nuk do të transmetojë për tre ditë, citoi ”Hurriyet” duke përmendur vendimin e RTUK.

Të dy këta transmetues u gjobitën.

Fatih Portakal, prezantues i Fox TV kritikoi presionin ndaj opozitës duke argumentuar se njerëzit nuk guxojnë të protestojnë paqësisht as për rritjen e çmimit të gazit.

“Njihni kufijtë tuaj, besoj se gjykata do t’u japë këtyre njerëzve një mësim”, kërcënoi Erdogan.

Dy aktorë të shquar të komedisë, Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen, u shfaqën në një emision në ”Halk TV” më 21 dhjetor, duke kritikuar atë që ata e quajtën mungesa e demokracisë në Turqi, përcjell Atsh.

Në Turqi, shumë gazetarë janë burgosur dhe dhjetëra media janë mbyllur që nga një përpjekje e dështuar e grushtit të shtetit nga një fraksion i ushtrisë në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat